Udhëtime
Përveç mësimdhënies si shtyllë kryesore, Britannica ELT School praktikon organizimin e ekskursioneve në vende të ndryshme në Evropë.


Me këto udhëtime disaditore synojmë përmbushjen e dy objektivave për studentët tanë: zhvillimin e tolerancës, si rezultat i komunikimit ndërveprues dhe njohjes nga afër të kultuarave të popujve tjerë, dhe e dyta, zhvillimin e cilësisë së gjuhës së mësuar, si rezultat i komunikimit të drejtëpërdrejt me banorët e vendit.
- Bursa vjetore
- Kuize njohurishë
- Garë për njohësin më të mirë të anglishtes
- Garë për njohësin më të mirë të gjermanishtes
- Garë në debat
- Prezantime
- Kinema – Teatër
- Udhëtime
- Spelling Bee
- Shekspiri i Ri

Aktivitetet
Aktivitetet jashtë shkollore janë pjesë e rëndësishme e shkollës tonë. Të mirat e këtyre aktiviteteve përfshijnë mundësinë e zgjerimit të mësimit, aplikimi i njohurive, lidhja më e mirë me shkollën dhe aftësi më të mira të socializimit në botën reale.
Aktivitetet do të zhvillohen për të inkurajuar garë të shëndetshme ose në mënyra jo garuese për të zbuluar një aftësi ose interes të ri.
Aktivitetet zhvillohen në stinën që është më e përshtatshme mbajtja e tyre, duke u siguruar për mirëqenjen e tyre përderisa kalojnë kohën më të bukur.
Disa nga aktivitetet janë:

Kampi Veror i Britannica School është një ngjarje një javore që ndodh në Parkun Kombëtar të Rugovës. Kampi është i pasuruar me mysafir të vecantë, aktivitete zbavitëse dhe mundësi për të përdorur fjalorin dhe bisedat për situata në ambient të jashtëm.
Ecje për fëmijë dhe prindër Prindërit ose kujdestarët do të shoqërojnë grupet e vogla për të më vegjlit tanë për ta shijuar një ditë në natyrë. Atyre do t’u mësohet si ta ndezin një zjarr në mënyrë të sigurt dhe si të përgatisin ushqim të thjeshtë në natyrë.

Ditë kajaku Studentet do të njoftohen me sportin e kajakut. Ky aktivititet do të bëhet në bashkëpunim me klubin vendor të kajakut. Duke filluar me udhëzime bazike për kajak, ata do të lundrojnë në mënyrë të pavarur, duke u kënaqur me një ditë të bukur në liqen.