Qëllimi i programeve të ofruara është që studentët të pajisen me njohuri relevante që u mundësojnë atyre një kuptueshmëri brezgjerë të teorisë dhe të praktikës . Kjo gjë kompletohet me shumë aktivitete përmes të lexuarit, të shkruarit , të dëgjuarit dhe të folurit. Puna modulare është e bashkangjitur edhe me mundësinë e zgjerimit të fushave të interesit me anë të prezantimeve dhe me anë të shqyrtimit dhe zhvillimit të një teme speciale sipas përzgjedhjes së studentit për provimin përfundimtar (vlerësimi sumativ) ku vlerësohet rrjedhshmëria e të folurit të gjuhës së huaj.