Lidhja e Prizrenit, Tophane 10000 Prishtinë

Cell: +383 44 20 21 22 - Dardani, Cell:+383 44 73 73 07 - Tophane

britannica@britannica-elt.com

Stafi jonë

Mësimi i gjuhëve kërkon më shumë sesa thjesht ndjekjen e kurrikulës. Këtu mësimdhënësit e Britannica ELT School luajnë rolin e tyre. Të gjithë mësimdhënësit tanë janë të kualifikuar dhe kanë një histori në fushën e përsosmërisë në mësimdhënie. Mësimdhënia nuk është hobi i tyre, është në fakt karriera dhe pasioni i tyre.
Mësimdhënësit e Britannica ELT School janë ekipe me performancë të lartë që ndjekin pareshtur përsosmërinë në të gjitha aspektet e jetës së Britannica ELT School. Mësimdhënia e tyre e shkëlqyer, një kurrikulë e pasur, aktivitetet jashtëshkollore dhe kujdesi i jashtëzakonshëm janë bazat vendimtare të mësimdhënies së suksesshme ku çdo student arrin sukses në aspektin akademik dhe më gjerë.

Meri Krasniqi

Senior Teacher

Meri është një nga mësimdhënëset më të dashura. Këtë e dëshmon buzëqeshja e vogëlushëve tanë kur dalin nga mësimi.
Kreativiteti i saj i shëndrron orët e saj në një shfaqje filmi. Të lexuarit dhe libri është fuqia e saj sekrete. E gatshme të jap gjithcka për nxënësit e saj.

Diella Bicaj

Senior Teacher

Teacher Diella, diell i mëngjesit 🌞 dhe i mbrëmjes për shkollën dhe nxënësit e saj. Ajo rrezaton pozitivitet dhe vetëm disponim të mirë.
Një “Busy Bee” 🐝 e vërtetë në punë dhe karrierë. Nuk ka punë në shkollë, ku nuk gjinden gjurmët e saj.

Arian Krasniqi

Senior Teacher

Meet-and-greet: Ariani është mësimdhënës që ka pasion punën e tij. I aftë dhe i durueshëm për të dëgjuar secilin të shpreh botën e vet. I rreptë kur duhet, e i dashur gjithmonë. 💚