Gjuhët & Shërbimet

Anglisht A1 deri në C1

Gjermanisht A1 deri në B2

Frëngjisht A1 deri në B2

Italisht A1 deri në B2

Kroatisht A1 deri në B2

Serbisht A1 deri në B2

Turqisht A1 deri në B2

Shqip A1 deri në B2

Shërbimet
Britannica ELT School gëzon reputacion të mirë për përsosmëri në mësimdhënie të gjuhës. Kurrikula mësimore ofron programe veçanërisht intensive dhe të larmishme në të gjitha gjuhët që mësohen.
Britannica ELT School ofron kurse të gjuhës për të rriturit dhe nxënësit e rinj me regjistrim gjatë gjithë vitit dhe kurse që fillojnë pothuajse çdo javë. Ne sigurojmë kurse në disa gjuhë dhe për disa qëllime.
Britannica–ELT School ofron një mjedis motivues për mësimdhënie kreative të gjuhëve të huaja, një qasje moderne që inkurajon studentët të përfitojnë mënyra efektive që iu mundëson studentëve qasje më të lehtë për të mësuar një gjuhë të huaj.
Kurset përfshijnë gjuhën e folur dhe të shkruar. Aftësia në bashkëbisedim është qëllimi kryesor, megjithëse të katër aftësitë gjuhësore (të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe të shkruarit) praktikohen plotësisht.
Nxënësit inkurajohen të zhvillojnë aftësitë e tyre komunikuese, për ta përdorur gjuhën me vetëbesim të plotë dhe në mënyrë të drejtë. Theks i veçantë i vihet shqiptimit, intonacionit, theksit dhe pasurimit të fjalorit.
Klasat me numër të vogël studentësh (maksimumi 12 studentë) sigurojnë mundësi të plota për pjesëmarrje dhe vëmendje ndaj nevojave individuale. Metoda interaktive dhe argëtuese ofron mundësi të veçantë për nxënësit që t’i qasen një gjuhe të huaj.
Kurset individuale – Program individual i lehtë dhe i shpejtë, i përshtatur sipas nevojës, me 60 orë akademike ballë për ballë me një profesor – program ideal për studentët që duan të mësojnë ose përmirësojnë njohuritë në njëren prej gjuhëve. Kursi individual fillon kurdo që të jesh gati!
Përgatitja për testet TOEFL dhe IELTS
● Kurse profesionale
● Anglishtja për biznes
● Anglishtja për juridik
● Anglishtja për mjekësi
● Anglishtja për sekretari
● Gjermanishtja për mjekësi
● Shërbime përkthimi
Britannica ELT School ofron shërbime përkthimi për fushat sociale, politike, kulturore, ekonomike, mjekësore dhe teknike. Menaxhimi i çdo projekti të përkthimit përshtatet me kërkesat dhe nevojat e klientit në aspektin e afateve, terminologjisë dhe formatit.