
Në bërthamë të hulumtimit tuaj për një shkollë të mësimit të gjuhëve, do të përballeni me disa pyetje kritike. Cila qasje ndaj studimit të gjuhës do t’i plotësojë më së miri nevojat tuaja të të mësuarit? Cila do ta plotësojë dëshirën tuaj për të fituar rrjedhshmëri sa më shpejt që të jetë e mundur? Cila metodë do t’ju ndihmojë të ndërtoni shkathtësitë gjuhësore dhe njohuritë e kulturave, të domosdoshme për arritjen e objektivit tuaj, kërkimit akademik ose udhëtimit jashtë vendit?
Pikërisht njerëzit që kërkojnë përgjigje në këto pyetje, sot dhe tash e dy dekada janë pjesë e familjes së madhe të Britannica ELT School. Për t’ju ndihmuar të kuptoni pse, na lejoni t’ju flasim pak rreth Britannica ELT School.
Çdo vit, të sapoardhurit në Britannica ELT School, brenda shtatë deri nëntë javë studimi, arrijnë shkallë të theksuar të rrjedhshmërisë gjuhësore.
Në shkollën tonë, studentët ndërtojnë shkathtësitë e tyre gjuhësore duke e fituar mundësinë e kontaktit me folës të anglishtes si gjuhë amtare, studentë dhe mësimdhënës, studiues dhe artistë, ndërmarrës dhe udhëheqës politikë, për diskutime përplot informacione të karakterit kulturor, politik ose social. Brenda këtij mjedisi, Britannica ELT School zbaton përpjekjet e saj rreth një qëllimi – krijimit të mjedisit më të pasur dhe më efektiv të mësimit të gjuhës.