Lidhja e Prizrenit, Tophane 10000 Prishtinë

Cell: +383 44 20 21 22 - Dardani, Cell:+383 44 73 73 07 - Tophane

britannica@britannica-elt.com

Pyetjet e shpeshta  

Faleminderit që keni shprehur interesim për mësim në shkollën tonë. Kemi gjithmonë kënaqësinë t'u përgjigjemi pyetjeve tuaja nëse na kontaktoni drejtpërdrejt. Megjithatë, disa nga përgjigjet në pyetjet tuaja mund t'i gjeni këtu: 

Anglishte e përgjithshme nga A1 deri C1, TOEFL, IELTS, anglishte të biznesit, gjermanisht, italisht, frëngjisht, turqisht, kroatisht/serbisht, shqip, dhe kurse individuale.

Nga e hëna deri të premten / 8:00 – 22:00 

Ka kurse me 100 – 120 orë mësimore, afërsisht 3.5 – 4 muaj për të rriturit. Kurset për fëmijët dhe adoleshentët zgjasin 6 -10 muaj, varësisht nga programi, nxënësit e vegjël kanë 3 orë në javë, të rriturit 6 orë në javë – dy orë akademike në ditë / tre ditë në javë. 

Britannica ELT School aplikon përdorimin e teknologjisë së re në mësimdhënie (smart boards). Orët mësimore mbahen pothuaj tërësisht pa përdorimin e letrës, dhe mësimdhënësit në mënyrë efektive zbatojnë përdorimin e teknologjive të ndryshme në orët mësimore.

Natyrisht, Britannica ELT School organizon aktivitete jashtëshkollore të tilla si kampet e pranverës dhe verës, kuizet e njohurive, turnire të futbollit dhe basketbollit, Spelling Bee, debate, ku të gjithë të talentuarit mund të marrin pjesë. Aktivitetet jashtë-kurrikulare ndihmojnë fëmijët t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre jashtë klasës.

Përveç zhvillimit të shkathtësive brenda një disipline të veçantë, aktivitetet e tilla kanë edhe impakt të madh në zhvillimin e aftësive të përgjithshme akademike si dhe shkathtësive të buta, përfshirë debatimin publik, garat akademike për strategjitë e provimeve dhe sportit ekipor.

Po. Ne ofrojmë kurs të veçantë për adoleshentët, si dhe kurs të veçantë për fëmijët e moshës 4-6 vjeç. 

Nxënësit vlerësohen përmes një testi formal dhe nganjëherë përmes performancës së vlerësuar në një orë mësimi. Atyre më pas u caktohet grupi perkatës për për ta vazhduar nivelin e caktuar. 

Po, certifikata është dëshmi e aftësisë tuaj gjuhësore. Certifikata përmban statistikat e pjesëmarrjes, nivelin dhe aftësimin në përqindje.

Britannica ELT School organizon udhëtime në Londër, Romë, Paris dhe Berlin. Çdo vit, udhëtimi në një vend të ri i ofron studentëve përvoja të reja, të tilla si bashkëveprimi, komunikimi dhe përshtatja me kulturën e vendit perkatës. Këto udhëtime janë motivim për zhvillim e ambicieve të studentëve për avancim të gjuhës së huaj.

Personalisht, mund të bëni një test në letër ose test përmes kompjuterit. 

Ne kërkojmë që pagesa mujore të kryhet në fillim të çdo muaji. 

Sigurisht, ka më shumë se kaq. Një herë në tre muaj shkolla organizon kuize për grupet e nivelit të mesëm, të lartë dhe të avancuar për të konkurruar mes veti në aspektin e njohurive të përgjithshme, me ç’rast fituesit marrin çmime simbolike, ndërkaq finalet mbahen në fund të qershorit.

Partnerët:

  • Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filologjik – Departamenti për Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • English Cultural Institute (ECI) – Qendër e Autorizuar e Provimeve të Cambridge Assessment English, pjesë e University of Cambridge
  • StarLabs
  • Abakus Europe 
  • Digital School
  • Human Power
  • KosovaJob
  • Reiffeisen Bank
  • NLB Bank
  • BKT
  • Spitali Amerikan

Pranimet

Për të na lejuar të përgatitemi për cështjet që jeni të interesuar në vecanti, ju lutem së pari telefononi për të biseduar me një zyrtar të pranimeve.

Na kontaktoni 

Kjo uebfaqe nuk mund t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve. Pra, ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni personalisht ose përmes telefonit.