Britannica ELT School qëndron në ballë të veprimtarisë edukative dhe arsimore në vend, me një fokus të veçantë në mësimin e gjuhëve të huaja. Që nga viti 2006 kemi zgjeruar në mënyrë të vazhdueshme ofertat tona edukative, duke u akredituar për herë të katërt, çka dëshmon përkushtimin tonë të palodhur ndaj përparimit profesional dhe cilësisë së lartë të shërbimeve tona. Shkolla jonë ndodhet në një lokacion strategjik të kryeqytetit, ku ofron një ambient të klasit të parë sipas standardeve evropiane. Hapësirat tona moderne janë të pajisura me teknologji të avancuar, përfshirë tabelat inteligjente dhe tekstet më bashkëkohore mësimore, ndërsa klasat tona janë të pajisura me sisteme të sofistikuara të kontrollit të klimës, ventilimit dhe ndriçimit, duke krijuar kështu një mjedis të ngrohtë dhe të përshtatshëm për mësim interaktiv.
Misioni ynë është të zhvillojmë tek studentët tanë aftësi të forta akademike në lexim, shkrim dhe të folur, duke i përgatitur ata për sukses në karrierën e tyre profesionale. Ne synojmë të ofrojmë një mjedis mësimor që vë në qendër studentin dhe promovon mendimin kreativ dhe kritik. Duke lënë mënjanë metodat tradicionale të mësimdhënies, ne mbështesim një qasje inovative që i ndihmon studentët të përgatiten për sfidat e së ardhmes, duke u dhënë atyre mjetet dhe aftësitë e nevojshme për të qenë liderë në qytetërimin e sotëm global.
Vizioni i Britannica ELT School është të ndjekë rrugën dhe të ndjehet e barabartë me institucionet lider evropiane në fushën e edukimit gjuhësor dhe zhvillimit akademik, duke e dëshmuar cilësinë e lartë në mësimdhënie dhe përkushtimin ndaj përgatitjes së studentëve për sfidat globale. Synojmë të krijojmë një komunitet arsimor të fuqishëm dhe inovativ, ku çdo student ka mundësinë të arrijë potencialin e tij të plotë në një mjedis mbështetës dhe frymëzues. Në këtë kontekst, ne aspirojmë t’u ndihmojmë gjeneratave të reja që të jenë të afta të kontribuojnë në mënyrë domethënëse në shoqëri, duke u bërë qytetarë të përgjegjshëm dhe liderë të ardhshëm.
Infrastruktura dhe burimet e avancuara të shkollës sonë janë themel i fortë i cili ofron një mjedis mësimor të shkëlqyer, me klasa moderne dhe të digjitalizuara, me ambiente të përshtatshme për aktivitete ekstrakurrikulare, me ambiente akademike për lexim dhe hulumtim, si dhe me ambiente relaksuese për stafin mësimdhënës. Ambientet tona janë të projektuara për të qenë të qasshme për të gjithë studentët, përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara, me infrastrukturë të përshtatur me pjerrina, duke siguruar lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë. Ky angazhim për infrastrukturë adekuate dhe gjithëpërfshirëse reflekton përkushtimin tonë për çdo student pa përjashtim, në rrugëtimin e tyre drejt suksesit.
Britannica ELT School shquhet në nivel kombëtar për arsimim ekselent, për metodat inovative të mësimdhënies dhe kontributin e rëndësishëm në shërbimin të komunitetit. Studentët tanë të mëhershëm kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke përfituar nga partneriteti ynë ndërkombëtar dhe programet e shkëmbimit kulturor. Shkolla me sukses është akredituar për herë të katërt, duke e dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm ndaj standardeve dhe përsosmërisë arsimore.
Shkolla jonë aplikon mësimin e përzier, udhëzimet e personalizuara dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional për mësuesit tanë, duke siguruar që metodat tona të mësimdhënies të mbeten moderne dhe efektive.
Pjesëmarrja aktive në shkëmbime kulturore, në shërbime për komunitetin dhe në rrjete globale të ish-studentëve të shkollës, nënvizon angazhimin tonë për të nxitur qytetarinë globale dhe përgjegjshmërinë sociale.
Bibliotekat tona digjitale, laboratorët e gjuhës dhe shërbimet gjithëpërfshirëse të mbështetjes së studentëve pasqyrojnë angazhimin tonë për të ofruar një mjedis të avancuar dhe mbështetës për mësimin.